Jetmir Topalli bëhet me skuadër të re

Reprezentuesi kosovar, Jetmir Topalli ka ndryshuar ambient duke kaluar nga skuadra turke, Malatayaspor te klubi nga Stambolli, Istanbulspor.
Topalli ka shkëputur kontratën e tij me Malatayaspor, duke provuar aventurën e re te verdhezinjët nga Stambolli, aty ku edhe pritet të rikthehet në formën e tij më të mirë në Superligën turke.
Profesyonel futbolcu Jetmir Topalli ile 2025-2026 sezonu sonuna kadar (5 yıllık) anlaşma sağlanmıştır.
İstanbulspor’a Hoş Geldin!#JetmirTopalli pic.twitter.com/WtmCOFTaBU
— İstanbulspor A.Ş. (@istanbulspor) August 31, 2021
Istanbulspor, garon në ligën e parë dhe në përbërje të saj, tani ka katër lojtarë shqiptar.
Përveç Topallit, pjesë e kësaj skuadre është edhe Kristal Abazaj si dhe Eduard Roca e Valon Etemi.
Sulmuesi nga Kaçaniku gjatë së martes së bashku me agjentin e tij, Driton Bajrami kanë përfunduar të gjitha procedurat mbi transferimin e tij te skuadra turke./Shqip.com