Rozë

Jetmir Agaj thyen heshtjen, flet rreth marrëdhënies me Bardhin

Producenti i njohur Jetmir Agaj ka vendosur që të flas rreth marrëdhënies me Bardhin.

Ai ka thënë se hyrja e Bardhit në Big Brother është bërë me pëlqim dhe me vendimin e tij, dhe se Bardhi nuk ka qenë shumë i bindur që të hyj në këtë format.

Jetmiri nuk ka dashur të merret me komentet e Sarës, pas daljes së Bardhit nga shtëpia.

Ai ka thënë se dalja e tij nuk është bërë me vendimin e tij, por është bërë për shkak të situatë shëndetësore të nënës së tij.

“Në minutat e fundit kur jam përshëndet me të (Bardhit) i kam thënë se çdo kredit të mirë ta jap që je tu bë sakrificë për ekipin. Jam shumë i kënaur për krejt rrugëtimin e tij. Marrëdhënia që e kam kriju me Bardhin vazhdon të jetë shumë e mirë. Nuk kam interes e s’kam të drejtë mu përzi e me paragjyku. Çdo gjë që e vendos, është për jetën e vet, mu s’më pengon asgjë. Njerëzit munden me fol e portalet me shkru çka të dojnë. Bardhit i ectë jeta marë e mirë edhe uroj me qenë i lumtur”, ka thënë Jetmiri.

Sa i përket një deklarate të Bardhit se nuk ka pasur kontakt me të, Jetmiri ka dhënë këtë përgjigje.

“Kanë qenë ditët e para që Bardhi ju ka përkushtu familjes dhe të dashurës së tij, dhe është normale edhe mos me më kontaktu me shokun apo menaxhmentin. Bashkëpunimi po vazhdon edhe do të vazhdoj”.

Ai ka thënë se Bardhi shumë shpejtë do ti publikojë projektet e reja.

Në lidhje me aludimet për menaxhimin e Luiz Ejllit, Jetmiri ka thënë se këngëtari i njohur do të jetë pjesë e kompanisë SBS, sapo Luizi ta përfundoj kontratën me Top Channel.

Ai ka zbuluar se Luizi do ketë bashkëpunim me Melindën që do të jetë hit veror e do dal gjatë qershorit.

/Shqip.com