Sport Ndërkombëtar

Jesus e nis nga fillimi – debutimin me Arsenalin

Gabriel Jesus

Gabriel Jesus do të luaj që nga minuta e parë – në debutimin e tij me Arsenalin.

Në ndeshjen – që “Gunners’ e zhvillojnë sonte me fillim nga ora 21:00, ndaj Crystal Palace – sulmuesi brazilian është startues.

Mikel Arteta në këtë takim ka bërë një formacion mjaftë interesant, pasi nga fillimi e nis takimin edhe Zinchenko – që po ashtu u ble prej Manchester Cityt.

Teksa, në qendër të mbrojtjes është Saliba – që kthehet në Londër – pas huazimit në Francë.

Po ashtu – për herë të parë – sonte shiritin e kapitenit do e bartë – Martin Odeggard.