Rozë Ndërkombëtar

Jessie J ‘e tronditur’ pasi abortoi, kishte vendosur të lindte një fëmijë vetë

Këngëtarja, Jessie J

Këngëtarja, Jessie J, ka njoftuar fansat e saj se ka pësuar një abort.

Ajo në Instagram ndau një foto të një testi pozitiv të shtatzënisë dhe një citat të poetes Seyda Noir, gjersa etiketoi vendndodhjen e saj si ‘zemërthyer’.

“Dje në mëngjes isha duke qeshur me një shoqe duke thënë “seriozisht, por si do ta kaloj koncertin tim në LA nesër mbrëma pa i thënë të gjithë publikut se jam shtatzënë”. Dje pasdite kisha frikë nga mendimi për të kaluar koncertin pa u prishur…Pasi shkova për skanimin tim të tretë dhe më thanë se nuk kishte më rrahje zemre”, ka shkruar ajo.

33 vjeçarja pavarësisht abortit ka vendosur që ta mbajë koncertin e paralajmëruar.

“Ajo që di është se dua të këndoj sonte. Jo sepse po shmang pikëllimin apo procesin, por sepse e di që të këndoj sonte do të më ndihmojë.

“Unë kam bërë 2 shfaqje në 2 vjet dhe shpirti im ka nevojë për këtë. Edhe më shumë sot. E di që disa njerëz do të mendojnë se ajo thjesht duhet ta anulojë atë. Por në këtë moment e kam të qartë një gjë. Kam filluar të këndoj kur kam qenë i vogël nga gëzimi, për të mbushur shpirtin tim dhe terapinë e dashurisë ndaj vetvetes, që nuk ka ndryshuar kurrë dhe unë duhet ta përpunoj këtë në mënyrën time’, ka shkruar këngëtarja.


Ajo ka thënë se pasi mori lajmin ishte shumë e lumtur, por që tashmë është ende e shokuar për humbjen e foshnjës.

“Vendosa të kem një fëmijë vetëm. Sepse është gjithçka që kam dashur ndonjëherë dhe jeta është e shkurtër. Të mbetesha shtatzënë ishte një mrekulli në vetvete dhe një përvojë që nuk do ta harroj kurrë dhe e di që do ta kem përsëri. Jam ende në shok, trishtimi është i jashtëzakonshëm”, ka thënë tutje ajo.

Jessie ka folur më parë për betejat e saj për fertilitet.

Ajo ka thënë së gjatë një koncerti të vitit 2018, mjekët i kishin thënë asaj në moshën 26-vjeçare se mund të mos mund të kishte kurrë fëmijë./SHQIP.com