Sport Ndërkombëtar

“Camp Nou” mund të jetë “shtëpia” e re e Jesse Lingard

Jesse Lingard

Barcelona është duke pasur probleme me lëndime në fazën ofanzive.

Kurse, Manchester United kanë shtatë sulmues dhe jo të gjithë po marrin minutazh të rregullt, shkruan Shqip.com.

Sipas Daily Mail, “Djajtë e Kuq” po e konsiderojnë huazimin e Jesse Lingard te katalunasit, në afatin kalimtar të janarit.

“Barcelona mund të jetë e hapur për të nënshkruar një marrëveshje huazimi për Lingard. Megjithatë, Manchester United thuhet se është më i prirur për një shitje të plotë, pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme.

Sulmuesi 28-vjeçar ka luajtur 154 minuta futboll për Man United në 9 ndeshjet e tij të para këtë sezon. Ai ka shënuar vetëm 2 gola”, ka shkuar ndër të tjera mediumi anglez.

Jesse, ishte dërguar në huazim edhe sezonën e kaluar, te West Ham United.

Jesse Lingard: West Ham will do whatever it takes to sign Manchester United  player this summer | Football News | Sky Sports
Lingard – sa ishte pjesë e West Ham United

Te skuadra londineze, ai kishte manitur me paraqitjet e tij dhe për një kohë të shkurtër ishte shndërruar në një nga futbollistët kryesorë të “çekanëve”

Sulmuesi anglez kishte zhvilluar gjithsej 16 ndeshje më West Ham-in, ndërsa kishte shënuar nëntë gola dhe ishte autor i katër asistimeve. /Shqip.com