Sport Ndërkombëtar

Jerome Boateng bëhet me skuadër të re

Jerome Boateng

Olympique Lyon janë duke ndërtuar një skuadër e cila mund t’i rikthejë ata përsëri në Ligën e Kampioneve.

Ekipi francez kanë siguruar sot shërbimet e Jerome Boateng, me të cilin kanë nënshkruar kontratë dy vjeçare, transmeton Shqip.com.

Mbrojtësi gjerman, kishte kohë që ishte pa skuadër dhe kështu Lyoni kanë siguruar shërbimet e tij me kosto zero.

32 vjeçari, që ishte pjesë e Bayern Munich për dhjetë vite, gjatë viteve të fundit ka pasur probleme të shumta me lëndime, dhe për këtë arsye nuk ka pasur shumë interesim për ta nga skuadrat e mëdha evropiane.

Para ardhjes së shtatëgjatit, Lyoni ka siguruar edhe shërbimet e Xherdan Shaqirit, i cili do mundohet ta mbulojë hapësirën e lënë nga largimi i kapitenit, Memphies Depay.

Fillimi i këtij sezoni nuk ishtë më i miri për ta, pasi në katër ndeshje të zhvilluara kanë grumbulluar vetëm pesë pikë. /Shqip.com