Sport Ndërkombëtar

Jermain Defoe i jep fund futbollit

Jermani Defoe i jep fund futbollit

Një karriere të gjatë – i erdhi fundi sot.

Jermain Defoe ka varur këpucët – në moshën 39 vjeçare.

Sulmues anglez – që së fundmi luante në Sunderland – ka vendosur t’i ndajë rrugët me futbollin.

“Ka qenë një vendim vërtet i vështirë. Kam bërë debutimin tim profesional në 1999 në moshën 17-vjeçare dhe ndjej se tani është koha e duhur për t’u përkulur. “Futbolli do të mbetet gjithmonë në gjakun tim dhe më jep krenari dhe kënaqësi të madhe të shikoj prapa në karrierën e bekuar që kam pasur”, tha ai ndër të tjera.

Jermain Defoe Contacted Over Sensational Return To Sunderland
Jermain Defoe

Defoe shënoi 162 gola në Premier League, duke e bërë atë golashënuesin e nëntë më të mirë në ligë që nga formimi i saj në 1992-93.

Teksa – ndër periudhat më të arta i kaloi te Tottenhami, kohë në të cilën ftohej edhe në kombëtaren angleze.

Ai është futbollisti i 15-të me më së shumti paraqitje në ishull – pasi e ka djersitur fanelën në 496 ndeshje.

Tottenham Hotspur, Toronto FC announce Jermain Defoe transfer, new business  agreement | MLSSoccer.com
Defoe – sa ishte pjesë e Tottenhamit

Një vëmendje të madhe jashtë fushës së gjelbër – ai mori pas miqësisë së tij, me Bradley Lowery – që ishte tifoz i Sunderland dhe vdiq në vitin 2017 pas një beteje të gjatë – që pati me kancerin./Shqip.com