Lajme Ballkan

Jeremiq: Serbia duhet ta refuzojë ofertën e BE-së për marrëveshje me Kosovën

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq
Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq, ka thënë se oferta e BE-së, e cila kërkon nga Serbia njohjen reale të Kosovës si shtet i pavarur, duhet të refuzohet dhe se në këmbim ofrohet vetëm vazhdimi i përkohshëm i iluzionit se Serbia do të bëhet anëtare e BE-së.

“Serbia nuk do të pranohet në BE edhe sikur ta njohë Kosovën, prandaj duhet të refuzojë planin franko-gjerman për pavarësinë e Kosovës dhe të ripërcaktojë marrëdhëniet e saj me BE-në në mënyrë që të përpiqet për anëtarësim në Zonën Ekonomike Evropiane. (ZEE), e cila, sipas fjalëve të tij “është e arritshme dhe nuk kërkon njohjen e Kosovës”, ka pretenduar Jeremiq.

Ai ka pretenduar se asnjë vend tjetër në Ballkanin Perëndimor nuk do të bëhet anëtar i BE-së, përveç e ZEE-së, që nënkupton reforma të brendshme shumë të ngjashme me ato të zbatuara në procesin e anëtarësimit në BE.

“ZEE është gjithçka që është BE-ja, përveç një politike të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë, të cilën Serbia nuk mund ta ketë me BE-në për shkak të kushtit “të papranueshëm” të njohjes së Kosovës dhe vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë. Kjo është e lidhur edhe me Kosovën, sepse nuk mund të jetë në të njëjtën frymë kundër pavarësisë së Kosovës dhe për sanksione kundër Rusisë, për shkak të së drejtës së tyre të vetos në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Jeremiq.

Jeremiq ka deklaruar se partia e tij ka vendosur të garojë e pavarur në zgjedhje nën sloganin “Zgjedhje e sigurt – njerëz seriozë” dhe të kundërshtojë refuzimin e marrëveshjes evropiane, kthimin e sovranitetit ekonomik të Serbisë dhe ndalimin e minierave të litiumit.

/Shqip.com