Lajme Ballkan

Jeremiq: Jepini dialogut të Brukselit një afat deri në dhjetor, ne kemi nevojë për unitet kombëtar

Ish-ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq është shprehur se situate me Kosovën është alarmante.

“Situata me Kosovën është alarmante, mbi të gjitha sa i përket presioneve me të cilat ballafaqohen bashkatdhetarët tanë atje. Anëtarët e Partisë Popullore që i vizituan kohët e fundit u prekën thellë nga ajo që panë dhe dëgjuan. Gjithashtu, gjithnjë e më të shpeshta dhe më të ashpra po vijnë nga zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe Evropës se “normalizimi i marrëdhënieve” ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të përfundojë me njohje reciproke, thotë Vuk Jeremiq

Më tutje Jeremiq është shprehur se afati për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duhet të përcaktohet deri me 31 dhjetor, raporton Danas.

“Ne propozojmë që pas më shumë se nëntë vitesh që kur Prishtina është përkushtuar ndaj saj, afati për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (CMU) të përcaktohet deri më 31 dhjetor 2022. Nëse kjo nuk ndodh deri atëherë, “Dialogu i Brukselit ” duhet të shpallet i pasuksesshëm, si dhe që në të ardhmen do të negociojmë ekskluzivisht me ndërmjetësimin e “Grupit të Kontaktit”, i cili do të përbëhet nga pesë anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB – SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe” është shprehur Jeremiq.

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nuk do të harxhoja kohë duke analizuar planet politike të Vuçiqit. Për të Kushtetuta dhe interesi publik nuk do të jenë faktor kufizues në marrjen e vendimeve, ka shtuar më tutje Jeremiq.

Ndryshe Lajçak bashkë me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë, Jens Plotner dhe të Francës, Emmanuel Bonne u priten gjatë ditës së djeshme nga kryeministri i Kosovë, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq./Shqip.com