Lajme

Jeremiq: Hyrja e Kosovës në OKB, çon në krijimin e një Shqipërie të Madhe

Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq
Kryetari i Partisë Popullore serbe, Vuk Jeremiq

Vuk Jeremiq, lideri i NS dhe një nga mbajtësit e listës “Partia Popullore – Siguran”, pretendon se nëse Kosova hyn në OKB, nuk do të ketë votë apo veto për bashkimin me Shqipërinë.

“Nëse pushteti do t’i mbizotërojë, me ose pa pakt paszgjedhor me një pjesë të opozitës properëndimore, do të zbatohet plani “francezo-gjerman”, që nënkupton se Kosova do të bëhet anëtare e organizatave ndërkombëtare, përfshirë OKB-në”, tha ai

Sipas Jeremiq, kjo do të çonte në krijimin e një “Shqipërie të Madhe”, pasi të dy vendet anëtare të plota të OKB-së që kanë vendosur të bashkohen (konkretisht Shqipëria dhe Kosova) do të duhej t’i dërgonin një letër të përbashkët Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së duke e informuar atë për ndaj atij vendimi.

“Nuk do të kishte asnjë diskutim, votim apo mundësi që dikush të përdorte të drejtën e vetos për anëtarësimin në OKB të atij shteti të ri. Duke pasur parasysh numrin e madh të pakicave kombëtare shqiptare në vendet fqinje, një shtet i vetëm shqiptar i krijuar nga një precedent i tillë padyshim që do të kultivonte pretendime të mëtejshme territoriale, duke shkaktuar destabilitet dhe, me shumë gjasa, konflikte në rajon. Historia na mëson se, si rregull, në konflikte të tilla përfshihen edhe fuqitë botërore”. /Danas

/Shqip.com