Lajme

Jep dorëheqje drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës

Drejtori ekzekutiv i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri ka dhënë dorëheqje.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga OAK me arsyen se i njëjti ishte pjesë e një hulumtimi në Betimi për Drejtësi në të cilin pretendohet se Curri ka bërë shkelje ligjore.

“Oda e Avokatëve të Kosovës, pas publikimit të emisionit “Betimi për Drejtësi” të shtunën me datë 11.03.2023 në KTV, njofton të gjithë avokatët dhe publikun e gjerë si dhe bënë me dije se: Bazuar në pretendimet e dhëna në këtë emision, sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij”, thuhet në njoftimin e OAK.

Betimi për Drejtësi ka raportuar se Curri ofronte ndihmë juridike pa e pasur licensën e avokatit. Krahas kësaj, sipas këtij raportimi, Curri e ofronte këtë ndihmë juridike edhe brenda orarit të tij të punës.

/Shqip.com