Lajme

Jep dorëheqje drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë

Fatbardha Emini ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës së Arsimit në Komunën e Vitisë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Emini përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

“Më lejoni të ju njoftoj për dorëheqjen time si Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Vitisë. Gjatë vitit 2022 së bashku me stafin e DKA-së e Drejtoret e shkollave, u angazhuam maksimalisht që të ofrojmë kushte më të mira, e mbështetje për nxënësit dhe mësimdhënësit, për një arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës, për rend dhe siguri. Për kundër kësaj, ishte një vit me shumë kërkesa e me përlotë sfida, pothuajse si çdo Komunë në Kosovë. Për fat të keq ende nuk është arsimi prioritet i këtij vendi”, ka shkruar Emini.

Më tutje Emini ka thënë se një nga sfidat që po e përcjell arsimin në Komunën e  Vitisë, e që  është i pa arsyeshëm karshi dëmit që po shkakton tek nxënësit ku edhe në vitin 2023, mësimi do të mbahet me 4 ndërrime në Shfmu ” Halil Alidema” në Pozheran. Për kundër shumë kërkesave në drejtim të Ministrisë ende zvarritjet po vazhdojnë.

E ndjej, të paktën obligim moral, që të mos vazhdoj në një ambient të tillë ku arsimi nuk trajtohet me prioritet, ka shkruar më tutje Emini.

/Shqip.com