Rozë

Jehona Dreshaj publikon foto të të dashurit

Jehona Dreshaj

Motra e këngëtares shqiptare, Afërdita Dreshaj, Jehona është duke e zhvilluar karrierën e saj si modele në Amerikë.

Edhe pse nuk është shumë e famshme ajo ndiqet nga afro 200,000 ndjekës të cilët kanë kureshtje të madhe sa i përket saj.

Ajo së fundmi ka hapur opsionin pyetje-përgjigje në Instagram, ku ka pasur interesim të madhe sidomos për jetën private.

Jehona Dreshaj

E pyetur mbi të dashurin, ajo ka pranuar lidhjen duke ndarë një foto të tij me kurriz, ku ai nuk vërehet qartë. 

Pra, tashmë ajo nuk është single dhe zemrën ja ka rrëmbyer një djalë.

Ndryshe Jehona ka vite që jeton në Amerikë. Ajo fillimisht ka jetuar më Aferditën, por që kjo e fundit tashmë është duke jetuar në Kroaci te familja e burrit të saj, me të cilin ka edhe një djalë./SHQIP.com