Rozë

“Je jo normale, e paedukuar, njeri me 16 fytyra”, debat i ashpër Egla-Juli

Egla dhe Juli janë përfshirë në debatë të ashpra gjatë kësaj jave, ku nuk kanë munguar dhe ofendimet me njëri-tjetrin.

“Njeri jo normal dhe e paedukuar, më çudit Romeo pasi e ka përqafu, unë kurrë nuk mbështes dhe përqafoj. Nuk merret me të mirë një person që thotë hale, pijanec, idiot, njerëzit e shohin, gjendjen e saj mendore herë pas here, unë nuk e dija që një kolege e imja për të cilën gjysma e shtëpisë paska respekt nuk e dija që do të shkonte në këtë pikë deri tek familjarët, qenka njeri me 16 fytyra, nuk dua të kem marrëdhënie me të”, tha Juli.

“Unë kërkoj ndjesë që e përmenda, ia thashë atij, më tha do të heq brekët që të kënaqesh të më shohësh, fjalori im nuk është në lartësinë e publikut, i kërkoj ndjesë publikut që më vjen zor që më kanë dalë nga goja, por u ndjeva e fyer. Ai më tall kur jam pak delikate, sapo tha që situata ime mendore nuk i duket në rregull, i kërkoj ndjesë publikut për atë fjalor”, deklaroi Egla.

Opinionisti Arbër Hajdari ka reaguar ashpër sa i përket debatit.

Ndërsa, përballja me Julin përloti Eglën, për Arbrin, nisur edhe nga ajo çka ata përfaqësojnë si artistë, niveli i debatit duhej të ishte shumë larg banalitetit.

“Ika në Amerikë, u ktheva nga Amerika dhe prapë në muhabet brekësh i gjeta këta të dy. Në ditën e dytë të spektaklit kemi shpjeguar se banorët, aktorët, gazetarët,,, të gjithë e dinë mirë se çfarë janë dhe çfarë përfaqësojnë në jetën publike. Por shtëpia e Big Brotherit është një shtëpi që për mendimin tim fillon nga zero, dhe banorët duhet të meritojnë respektin. Është e vështirë që të mbartin respektin për njëri-tjetrin nga jashtë. Në shtëpi unë pash një klip 7 herë ku Egla i thotë Julit se ‘u indinjova sepse më tha që do të nxjerrë nga shtëpia’. Ndërkohë që ky është fokusi kryesor, nxjerrja e njëri-tjetrit nga Shtëpia. Ndërsa për bisedën e brekëve unë nuk kam koment. E kam dhënë një koment dhe kam pritur që një debat i diskutuar mes Eglës dhe Julit të ishte në një tjetër nivel. Në një nivel pak më lartë”, tha Arbri.

Ledioni: Pse e thua këtë? Nëse ata do të bashkëjetonin si njerëz normal…

“Sepse kam menduar që me zgjuarsi do të dinin t’i jepnin fund kësaj bisede. Vetëm nëse kanë menduar të mbajnë njëri-tjetrin përballë dhe nuk kanë gjetur një temë tjetër diskutimi”, tha tutje Arbri.

/Shqip.com