Sport Shqiptar

Jay Threatt i bashkohet Yllit

Prezantimi zyrtar i Jay Threatt

Kampioni i Kosovës ka filluar “peshkimin”.

KB Ylli ka arritur marrëveshje me Jay Threatt.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.

Threatt ka përvojë të madhe në supe – pasi ka luajtur në  Francë, Lituani dhe Greqi, teksa së fundmi ishte pjesë e Wilki Morskie Szczecin – në Poloni.

33 vjeçari pritet të jetë një ndihmë e madhe për arritjen e objektivave në FIBA Europe CUP – dhe në kampionatin vendor.

Ylli – nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri – pasi është mposhtur tri herë – në po aq ndeshje të zhvilluara dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë./Shqip.com

Tabela e Superligës