Jay Threatt i bashkohet Yllit
Publikuar:
(27.09.2022 17:45:44)

Kampioni i Kosovës ka filluar “peshkimin”.
KB Ylli ka arritur marrëveshje me Jay Threatt.
Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.
Threatt ka përvojë të madhe në supe – pasi ka luajtur në Francë, Lituani dhe Greqi, teksa së fundmi ishte pjesë e Wilki Morskie Szczecin – në Poloni.
33 vjeçari pritet të jetë një ndihmë e madhe për arritjen e objektivave në FIBA Europe CUP – dhe në kampionatin vendor.
Ylli – nuk e ka nisur aspak mirë sezonin e ri – pasi është mposhtur tri herë – në po aq ndeshje të zhvilluara dhe gjendet në pozitën e fundit në tabelë./Shqip.com
