Lajme

Javën e ardhshme do të emërohet ministri i Shëndetësisë

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti në konferencën e mbajtur sot ka folur edhe për emërimin e ministrit të ri në Ministrinë e Shëndetësisë.

Pa dashur të përmend emra, Kurti ka thënë se në fillim të javës së ardhshme, do të dihet për emrin e ri që do të jetë në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.

“Po ne duhet ta marrim një vendim lidhur me MSH-në përkatësisht emrin e ministrit apo të ministres aty, këtë do ta bëjmë para vitit të ri, madje qysh në fillim të javës së ardhshme. Duhet të keni durim, tre ditë, apo 72 orë, ndoshta edhe më pak”, ka deklaruar Kurti.

Në konferencë ai është pyetur se a do të jetë ish-ministri, Arben Vitia përsëri në krye të këtij institucioni, por që kryeministri Kurti nuk ka pranuar të përgjigjet në këtë pyetje.

/Shqip.com