Lajme

“Javë e ngarkuar”, ministrja Haxhiu nis vizitat në paraburgimin e Speciales

Delegacioni kosovar në Hagë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka nisur vizitat në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Në Holandë ata i priti ambasadori i Kosovës në Amsterdam, Dren Doli.

Ai publikoi në Twitter një fotografi me delegacionin nga Kosova, të cilën ministrja Haxhiu e shpërnadau edhe në llogarinë e saj në këtë rrjet social.

“I lumtur t’i mirëpres në Holandë, Ministren e Drejtësisë nga Kosova Albulena Haxhiu, Saranda Bogujevcin, nënkryetaren e Kuvendit të Kosovës, Z. Adnan Rrustemi – Kryetar & Z. Erxhan Galushi – anëtar i Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Imunitete”, shkroi Doli, duke shtuar se ata i pret një “javë e ngarkuar”.

Postimi i ambasadorit të Kosovës në Amsterdam, Dren Doli

Këshilltari politik i ministres, për SHQIP.com ditë më par ka bërë të ditur se me kë do të takohet ministrja.

“Delegacioni nga Republika e Kosovës do të takohet me Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Hysni Gucatin, Nasim Haradinajn dhe Pjetër Shalën”, tha Pireva për SHQIP.com.

Lexo edhe:
Thaçi dhe Veseli nuk pranojnë të takohen me ministren Haxhiu në Hagë

Por, Haxhiu nuk do të mund të takohet me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Salih Mustafën.

Siç tha dje në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Thaçi dhe Veseli nuk na kanë pranuar të takohen me të.

“Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli nuk na kanë pranuar”, ndërsa, gjykata nuk ua kishte mundësuar takimin me Salih Mustafën./Shqip.com