Kulturë

Java Kulturore greke çon “Poezitë erotike” të Giannis Ritsos në Korçë

Java Kulturore greke çon “Poezitë erotike” të Giannis Ritsos në Korçë
Java Kulturore greke çon “Poezitë erotike” të Giannis Ritsos në Korçë

Në Javën Kulturore Greke nuk mund të mungonte një emër si Giannis Ritsos. Një aktivitet në nder të poetit të njohur ndërkombëtarisht, do të vijë sonte në mbrëmje, frymëzuar nga “Poezitë erotike”, si një dëshmi e trashëgimisë letrare te Ritsos.

Poezia e Ritsos, konsideruar si një formë e të shprehurit që vjen si sekret i shpirtit dhe si mjet për njohjen e natyrës njerëzore, do të interpretohet në Galerinë e Artit të Korçës.

Poezitë do të interpretohen nga aktorët të nderuar Asterios Peltekis, Zamira Kita, përkrah Befi Redit. Mbrëmja do të drejtohet nga Enke Fezollari, me shoqërim muzikor nga Kostaq Vrame në piano. Kjo mbrëmje e poezisë greke do të vijë si një festë dedikuar punës shumë të pasur të shkrimtarit të famshëm grek. /atsh

/Shqip.com