Java e fundit, java e titullit
Liverpooli apo Manchester City?
Publikuar:
(17.05.2022 22:38:12)

Titulli i Premierligës do të vendoset në xhiron e fundit.
Ani pse me shumë ndryshime në formacionin startues, Liverpooli ka triumfuar në udhëtim te Southamptoni me rezultat 1-2.
Golin e parë në këtë takim e realizoi Nathan Redmond – kur po zhvillohej minuta e 13-të.
Por, mysafirët nuk o dorëzuan dhe arritën të barazojnë shifrat me anë të Takumi Minamino – në minutën e 27-të.
Teksa, për golin e fitores u përkujdes Joel Matip.
Pas kësa ndeshje, “The Reds” ngriten në kuotën e 89 pikëve – pas 37 ndeshjeve të zhvillura.
Një më pak se Manchester City që është lider.
Në xhiron e fundit – skuadra e udhëhequr nga Jurgen Klopp do të përballet në shtëpi – me Wolverhamptonin./Shqip.com
