Lajme

‘Java e Krenarisë’ pritet të mbahet nga data 6 deri më 9 qershor

"Parada e Krenarisë" në Prishtinë

‘Java e Krenarisë 2022’ do të mbahet nga data 6 deri më 9 qershor, me sloganin “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAMILJE”.

“Në edicionin e saj të 6-shtë, Java e Krenarisë, nëpërmjet sloganit “EDHE N’SHTET, EDHE N’FAMILJE” pasqyron praninë dhe ekzistencën e mohuar të personave LGBTQI+ si në shtet, ashtu edhe në familje”, thuhet në njoftim.

Në këtë javë do të organizohen diskutime, ekspozita artistike, aksione rrugore, festa e protesta.

Në njoftim thuhet se Parada e Krenarisë, përveç festimit, ka për qëllim të adresojë rezistencë paqësore çështje të situatës aktuale të personave LGBTQI+.

“Partitë politike, qeveria dhe presidenca në anën tjetër nuk i kanë prioritet të drejtat LGBTIQ+, përkundrazi personat queer përdoren nga ta për të arritur në pushtet. Në njërën anë tregohen progresiv në tryeza të mbyllura me ndërkombëtarë e shoqëri civile, në anën tjetër tentojnë t’i largohen sa më shumë temave të orientimit seksual dhe identitetit gjinor në fushata e komunikim me votuesit”, thuhet në njoftim.

Vitin e kaluar, Java e Krenarisë u festua me moton “Bashkë dhe krenarë”.

Lexo edhe:
Mbahet “Parada e Krenarisë” në Prishtinë

Turma e mbledhur kishte bërë një ecje nga Sheshi “Skënderbeu” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”.

Në paradë janë parë fytyra të ndryshme publike, përfshirë edhe ambasadorin amerikan në Kosovë Philip Kosnett, që kishin dalë në mbështetje të këtij komuniteti.

Përmes këtyre aktiviteteve është synuar fuqizimi i komunitetit LGBTQI+./Shqip.com