Kulturë Kino

‘Java e Krenarisë’ në Kino Armata nis të shtunën

Në Kino Armata këtë të shtunë prej orës 19:30 fillon nata e filmave “queer” e cila hapë javën e krenarisë.

Kino Armata më 28 maj të shtunën do të nis natën e filmave “queer”, me të cilën do të hapet edhe java e krenarisë.

Dylberizm në kuadër të Grupit organizativ të Javës së Krenarisë në Prishtinë, në bashkëpunim me Kino Armata, organizojnë natën e filmave queer në Prishtinë.

Pas Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës, netët e filmave queer përmbyllen në Prishtinë në një ngjarje që ka për qëllim të mbledh personat queer dhe aleatët në qytetin e Prishtinës për t’i informuar rreth Javës së Krenarisë 2022 përmes shfaqjes të prodhimeve të regjisorëve të rinj kosovar të cilët trajtojnë tema që ndërlidhen me përjetimet e personave LGBTIQ+ si dhe sfidat që përjetojnë në shoqërinë kosovare.

Filmat e metrazhit të shkurtër që do të shfaqen janë:

“Invisibles” me regji të Ishak Jalimam, Monika Simunac, Nita Zeqiri dhe Petar Antevski.

Të fejuara dhe të lumtura në dashuri, këto dy vajza tregojnë historinë e jetës së tyre të përbashkët si një çift lezbik në Kosovë.

“I fshehur mes jush” me regji të Arbër Topalli

Udhëtimi i një të riu, në përpjekje për të gjetur veten.

“KosovaTrans” me regji të Albrim Isufi

Film i shkurtër për një 18 vjeçare transgjinore në Kosovë. Për rrugën, luftën dhe transformimin e saj.

“Përtej ylberit” me regji të Vlera Azizi

Dokumentar i shkurtër që përqendrohet në ‘drag queens’ që bëjnë jetën në Kosovë dhe luftën kundër jo tolerancës së vendosur në kryeqytet.

Filmat të cilët do të shfaqen janë siguruar dhe prodhuar nga programet e DokuFest.