Sport Shqiptar

Java e 6 e Superligës: Ballkani pret Dritën, Prishtina përballet me Gjilanin

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me xhiron e gjashtë këtë fundjavë.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje.

Malisheva përballet me Dukagjinin, kurse Drenica pret Trepçën 89.

Malisheva deri më tani ka grumbulluar gjashtë pikë, Dukagjini ka vetëm një, derisa Drenica e ka pesë pikë dhe Trepça 89 ka vetëm dy.

Të dyja ndeshjet zhvillohen me fillim nga ora 15:00.

Ndeshjet kryesore do të zhvillohen të dielën.

Kampioni aktual Ballkani pret në shtëpi Dritën, kurse Prishtina udhëton drejt Gjilanit.

Ballkani ka rekord të 100 për qind deri më tani, me tri fitore nga po aq ndeshje, kurse Drita ka dy fitore e dy barazime.

Gjilani kryeson tabelën me 13 pikë, por ka pesë ndeshje të zhvilluara, ndërsa Prishtina ka dy fitore, një barazim e një humbje.

Të dielën zhvillohet edhe përballja ndërmjet Ferizajt dhe Llapit.

Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00./Shqip.com