Java e 31-të, shumë e rëndësishme për të gjitha skuadrat
Kampionati i Kosovës në futboll ka hyrë në fazën “e nxhetë” dhe kështu pritet të jetë edhe java e 31-të e Albi Mall Superligës, përballjet e së cilës mund të jenë përcaktuese, sidomos në luftë për ekzistencë.
Drenica do të jetë mikpritëse e Malishevës, ku një humbje e skuadrës drenicase do të thotë përfundimisht edhe rënie nga elita, çka do të ishte hera e parë për skuadrën kuqezi.
Në anën tjetër lideri i tabelës, Ballkani ka një udhëtim të vështirë në Klinë ku përballet me Dukagjinin skuadër kjo që po lufton për pozitën e tretë në tabelë që dërgon edhe në Evropë.
Drita para tifozëve të vetë do të luajë me Ferizajn ku edhe debuton trajneri i ri, Akis Vavalis. Një sfidë shumë joshëse është edhe ajo në “Fadil Vokrri” ku ndeshen Prishtina e Llapi, dy skuadra që gjithashtu po luftojnë për një vend në Evropë.
Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të javës së 31-të.
/Shqip.com