Sport Shqiptar

Java e 29-të e Superligës: Gjilani pret Feronikelin, Drenica përballet me Dukagjinin

Superliga e Kosovës do të vazhdojë me ndeshje interesante edhe në xhiron e 29-të.

Të shtunën do të zhvillohen tri ndeshjet e para të kësaj xhiroje.

SC Gjilani

Gjilani do të pres në shtëpi Feronikelin, duke kërkuar të rikthehet te fitorja pas barazimit në xhiron e kaluar.

Në pesë ndeshjet e fundit Gjilani ka tri barazime, një fitore dhe një humbje, derisa Nikli ka tash e 20-të ndeshje pa fitore.

Gjilani gjendet në vendin e tret në tabelë me 52 pikë, kurse Feronikeli është në vendin e fundit me vetëm 12-të pikë.

KF Feronikeli

Drenica dhe Dukagjini do të përballen në një ndeshje të rëndësishme për mbijetesën në Superligë.

Dukagjini rrezikon rënien nga Liga, pasi gjendet në vendin e tetë me vetëm 30-të pikë.

Nga ana tjetër Drenica është në një vend më të sigurt në mesin e tabelës, por është vetëm disa pikë larg zonës së rrezikshme.

Ndeshja e fundit që zhvillohet të shtunën është ajo ndërmjet Malishevës dhe Ulpianës.

Ulpiana nuk ka fitore në pesë ndeshjet e fundit me tre humbje dhe dy barazime, kurse Malisheva ka tri barazime, një fitore dhe një humbje.

Të gjitha ndeshjet ndeshet do të zhvillohen me fillim nga ora 14:00./Shqip.com