Rozë

Jasmina takohet me Beartin

Jasmina dhe Bearti

Jasmina Kadriu ka disa ditë që pati një përballje me Andin në studion e “Për’puthen” për të sqaruar situatën e tyre.

Pavarësisht se Andi kishte ardhur të kërkonte një mundësi të dytë nga ish-konkurrentja, kjo e fundit i tha se nuk është e interesuar që të mbesin shokë.

Ajo tha pasi u bë kohë e gjatë që nuk kanë folur dhe nuk ndjen asgjë për të, andaj në këtë përballje ka ardhur pasi është kërkuar nga Andi.

Jasmina dhe Andi

E jo shumë gjatë nga ai ballafaqim, Jasmina është fotografuar nën shoqërinë e ish të dashurit të Teas, Beart Rexhepi.

Dyshja janë fotografuar në një lokal, derisa duket se po shijojnë praninë e njëri-tjetrit. 

Nuk dihet çfarë raporti kanë në mes veti, por duke e ditur që ata kanë qenë ish-konkurrent besohet që kanë mbajtur shoqëri të mirë.

Jasmina dhe Bearti

Në anën tjetër, Bearti ka deklaruar që është single pas ndarjes nga Tea disa muaj më parë./SHQIP.com