Lajme

Jashari zyrtarëve të LVV-së: Tellallë të pafytyrë, ju fyes e sharës të mësuesit

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharai, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës për fyerjet, që, sipas tij, ua bënë protestave të mësimdhënësve.

Jasharai përmes një letre publik dërguar mediave, ka thënë se punëtorët e arsimit janë heronj të kohës.

“Tellallë të pafytyrë, ju fyes e sharës të mësuesit dhe ju që merreni me personalitetin tim, fyerjet tuaja ua lëmë në fytyrën tuaj, pra edhe të fyerjeve të një tellalli të VV-së për pjesëmarrësit e protestës, sepse edhe qeni ka besnikëri, që ai nuk e ka. Sepse edhe deputetët [Adnan] Rrustemi e [Mefai] Bajçinovci kot shpifin e merren me ofshama e gënjeshtra, sepse punëtorët e arsimit janë heronj të kohës”, thuhet në shkrimin e tij.

Me këtë letër, Kreu i SBASHK-ut, i është referuar një postimi të zyrtarit të VV-së, Arlind Manaxhuka, që në ditën e protestës kishte publikuar një fotografi të qenve dhe kishte shkruar “Protestë. Bllokadë”.

SBASHK

Mirëpo, Manxhuka, ka mohuar se fotografia e publikuar me qen, ka pasur të bëjë me protestën që u mbajt po atë ditë nga SBASHK.  

Jasharai, gjithashtu ka thënë se Qeveria Kurti nuk u mor aspak me kërkesat e përfaqësuesve të mësimdhënësve dhe i njëjti ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në tubime të ndryshme me Kurtin, për kauzat e tij politike./Shqip.com