Lajme

Jashari viziton Batalionit 133 të Gardës Kombëtare të Iowa-s në SHBA

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari

Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari, ka vizituar stërvitjet e Batalionit 133 të Këmbësorisë të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Regjimentit të Parë të Këmbësorisë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Vizita e Komandantit Jashari erdhi në përfundim të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ushtarët e FSK-së dhe të Iowa-s

“Përveç fushave tjera, kësaj radhe fokus kishte stërvitja dhe gjuajtja me mortaja nga ushtarakët e të dyja forcave,  gjatë operacioneve në këtë stërvitje, ushtarakët tanë dhe partnerët u trajnuan edhe në manovrimin me autoblinda në fushëbetejë dhe gjuajtje me mitraljerë 12.7mm”, thuhet në njoftim.

Gjeneral Jashari ka parë nga afër edhe gjuajtjet me mortaja të cilat janë pjesë organike e njësive të këmbësorisë dhe ofrojnë fuqi të zjarrit indirekt kundrejt caqeve të armikut.

Ushtarët e FSK-së dhe të Iowa-s

“Ushtarakët tanë treguan profesionalizëm dhe rezultate të larta, për çka edhe u vlerësuan lartë nga partnerët tanë të Gardës Kombëtare të Iowa-s”, thuhet tutje në njoftim.

Komandanti i FSK-së, përgëzoi ushtarakët dhe partnerët për zellin dhe përkushtimin në aftësimin në sisteme të zjarrit indirekt./Shqip.com

Ushtarët e FSK-së dhe të Iowa-s