Lajme

Jashari: Greva po vazhdon

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Greva në sistemin arsimor po vazhdon edhe në ditën e sotme

Kështu ka bërë të ditur, Rrahman Jashari nga Këshilli Grevistë për Shqip.com

“Greva është duke u respektuar në tërsi, madje edhe në ato komuna që ditën e djeshme është përfolur që nuk do të mbahet grevë. Informacionet tona flasin se greva është e njëjtë si ditëve tjera” ka thënë Jashari.

Ai më tutje ka thënë se ka informata nga ana e shërbyesve civil që greva po vazhdon edhe aty

“Kemi informacione nga ana e shërbyesve civil se atje greva po vazhdon në mënyrë dijnitoze” ka thënë Jashari.

Jashari thotë se nuk e përjashton mundësinë që dikush të mos respektojë grevën por që shumica e institucioneve janë në grevë.

Lexo edhe:
Ndryshe nga Drejtoria e Arsimit, Sindikata thotë se greva do të vazhdoj në Podujevë

Kreu i SBASHK-ut i ka bërë edhe njëherë thirrje Qeverisë së Kosovës që të ulen për të dialoguar për të gjetur një zgjidhje.

Lexo edhe:
Osmani kërkon nisjen e mësimit të hënën: Interesi i nxënësve është parësor

“Deri në momentin kur Qeveria nuk ulen me neve dhe nuk dialogon, greva do të vazhdojë” ka thënë Jashari.

Lexo edhe:
Këshilli i Prindërve pas takimit me presidenten: Do të bojkotojmë zëvendësimin e orëve të humbura nga greva

Greva e përgjithshme në Kosovë ka nisur me 25 gusht./Shqip.com