Lajme

Jashari: Edhe një padrejtësi mbi çlirimtarët tonë

Ish kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari ka thënë se edhe një padrejtësi është bërë mbi çlirimtarët tanë.

‘’Me shqetësim mora lajmin që dy luftëtarët e Lirisë, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetari, Nasim Haradinaj, janë dënuar nga Gjykata Speciale në Hagë’’ ka thënë Jashari.

Jashari është shprehur se ai ka qenë i bindur që Gucati dhe Haradinaj do të shpallen të pafajshëm.

‘’Duke qenë krenar me luftën dhe kontributin e tyre, duke besuar në drejtësi, isha i bindur që ata do të shpallën të pafajshëm dhe se Gjykata do të gjykojë drejtë dhe do të hulumtoj në tërësi dhe në mënyrë objektive rastin për të cilin janë akuzuar Gucati e Haradinaj’’ ka thënë Jashari.

Jashari uron që në Apel të përmirësohet ky gabim i bërë ndaj luftëtarëve të Lirisë./Shqip.com