Sport Shqiptar

Jashari drejt kampionateve më të forta të Evropës, Luzern ia vendos çmimin

Ronaldo dhe Jashari

Futbollisti kosovar, Ardon Jashari, pritet të largohet nga skuadra e Luzernit gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori shqiptar, ka shkëlqyer këtë edicion te skuadra zvicerane, ku pas tij janë venë disa skuadra nga kampionatet më të mëdha të Evropës.

Sipas mediave në Zvicër, raportojnë së në garë të ngushtë për shërbimet e Jasharit janë skuadrat e njohura si Atalanta, Eintracht Frankfurt, Celtic dhe Porto.

Duke parë interesimin e madh të skuadrave të ndryshme, Luzern ka caktuar një çmim prej shtatë milionë eurove për ta lenë të lirë futbollistin kosovar.

Kjo do të ishte shitja më e madhe e Luzernit, pasi që deri tani asnjë futbollist nga ky klub nuk është shitur për shtatë milionë euro.

Kujtojmë që Ardon Jashari ishte pjesë e kombëtarës së Zvicrës gjatë Kampionatit Botëror ”Katar 2022”.

/Shqip.com