Lajme

Jasharaj: Qeveria na ka goditur pas shpine 

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë së Qeveria nuk ka të drejtë që të ndalojë procesimin e pagave.

Ai tha se kjo Qeveri tashmë ka bërë gabimin e radhës.

“Nga informacionet qe kemi, fatkeqësisht pagat nuk janë ekzekutuar, qeveria Kurti e bëri edhe gabimin e radhës, në vend të një mesazhi urues, me deklaratat e tyre dolën që nuk do të ketë paga”, ka thënë Jasharaj. Mos të harrojë qeveria, ajo nuk ka të drejtë t’i ndalojë pagat, sepse ligji i grevave thotë diçka tjetër”, tha ai në InfoMagazine.

Ai theksoi se ky mesazh është që Kurti ka pasur dëshirë që të vazhdojë greva edhe më tutje.

“Është një goditje dhe një mesazh i keq, dhe qeveria Kurti ka pasur dëshirë që të vazhdojë greva, është një ndëshkim i keq, një mesazh i keq, duke i shkelur të gjitha ligjet, edhe po të ishte ndryshe me ligje, qeveri duhet të kalonte veten dhe të procedonte pagat”.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Jashari me tej, tha se më këtë Kurti i ka goditur mbase shpinës.

“Qeveria ka goditur pas shpine kësaj radhe, në vend të mesazheve pozitive, në vend të ulemi dhe të bëjmë çmos që vitin shkollor ta vazhdojmë me rrjedha të mbara dhe të japim kontribut të çmuar për të arritur edhe ata që është humbur nga greva, ajo sjellë një vendim”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur që mos të bëhet ekzekutimi i pagave për muajin shtator për personat që ishin në grevë./SHQIP.com