Lajme

Jasharaj: Nëse Ligji i Pagave kalon, janari mund të jetë i qetë

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka folur edhe njëherë lidhur me Ligjin e Pagave.

Sipas Jasharajt nëse Ligji i Pagave kalon në Kuvendin e Kosovës, muaji i janarit mund të jetë i qetë.

Ai thotë se ka marrë zotime nga ministrja Arbërie Nagavci, se Ligji është në përputhje me kërkesat e SBAShK-ut.

“Kur dol ai versioni i parë që Qeveria e mohoi, ne edhe ndaj atij versioni reaguam dhe në bashkëpunim me MAShT-in ne dërguam versionin tonë duke i thirrur ekspertët e fushës dhe dërguam mendimin tonë për koeficientin që nga çerdhet deri në universitet dhe një pjesë e kulturës është me ne dhe edhe ata dërguan komentet që ne pastaj i dërguam në MAShT, dhe kjo e fundit i mori përsipër që të punojë në një version të tyre dhe na kishin thënë se i tyri dhe i yni janë goxha të ngjashëm dhe nuk paraqiste ndonjë problem”, thotë Jasharaj.

Teksa ka folur për mundësinë që këtë vit të kalojë në lexim të dytë Projektligji i Pagave, Jasharaj thotë se janari mund të jetë i qetë dhe se greva mund të mbyllet tërësisht.

/Shqip.com