Lajme

Jasharaj: Nagavci po na kërcënon me Kanunin e Albin Kurtit

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i SHBASHK-ut, Rrahman Jashari ka thënë se “lufta” në mes të sindikatës dhe ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci është duke vazhduar.

Ai përmes një letre të gjatë ka thënë se Nagavci thashme është duke I kërcënuar se mos mbajtja e mësimit shtesë është vepër penale.

“Në të kaluarën e largët shqiptarët  vepronin me Kanunin e Lekë Dukagjinit sepse nuk kishte qeveri e ligje të aprovuara nga parlamenti. Në ditët e sotme Kosova përmes votimit në Parlament  nëpër vitet e shkuara të lirisë  e duke respektuar  edhe këshillat e miqve ndërkombëtar krijoi Ligje dhe madje edhe Kushtetutën. Këto tani e sa kohë po shkelen vazhdimisht. Nagavci u pa qartë dhe u vërtetuar se ka shkel Kushtetutën dhe hiç asgjë. Qeveria Kurti e trimëruar nga vota e fituar dhe të pafytyrët e me emra të rrejshëm në facebook  dhe disa analistë  që ju mungon edhe elementarja njerëzore e mbrojnë dhe e trimërojnë Kanunin e Albin Kurtit dhe qeverisë që ai përfaqëson.

Kur ka ligje e shkelen nuk ke si të thuash ndryshe  veç se po instalohet Kanuni i Albin Kurtit që hedh poshtë gjithë ligjet e Parlamentit. Zoja Nagavci nuk thotë gjë para opinionit se ka shkel ligjet bashkë me Hekuran Muratin dhe  mundohet të ndëshkonte vetëm punëtorët e arsimit për grevën se grevistëve të tjerë ua kishte ndarë pagat. Lufta me SBASHK-un dhe arsimit ka vazhduar e po vazhdon dhe dihet pse për ta zhdukur këtë sindikatë që është e fortë dhe nuk dorëzohet. Zonja Nagavci në vend që të tregojë  drejt se  Kontrata Kolektive e Arsimit të Kosovës  në nenin 43 e në pikën 8 e thotë qartë e  orët e humbura në grevë nuk  zëvendësohen  përveç nëse palët nënshkruese arrijnë  marrëveshje të  veçantë. Nagavici duke u munduar ta ruaj  pozitën e ministres, që mund t’ia marr shefi  nuk lodhet duke shkelur Kushtetutën e Ligjet e as edhe Kontratën Kolektive të Arsimit të Kosovës vetëm e betim të jetë  pjese Kanunit të Albin Kurtit. Tani ajo po kërcënon edhe me deklarimin se mos mbajtja e orëve qenka vepër penale. Mjerim ky i Nagavcit”, ka shkruar ai.

Tutje ai ka thënë se kjo sindikatë nuk i nënshtrohet askujt, madje as Kanunit të Albin Kurtit siç e ka quajtur Jasharaj.

“Zonja Nagavci, unë  si njëri nga ata që kishim bërë angazhime sublime ta mbrojmë arsimin shqip nga furtunat e pushuesit dhe ishim po ata që u bëmë pjese grevës së 3 shtatorit të asaj kohe të okupimit, përjetuam pastaj vizita të inspektorëve të policisë serbe e të UDB-së  me përndjekje e grushta e shkelma. Me inspektorë po na kërcënon edhe tani ti. SBASHK-u as në ato vite nuk u nënshtrua e as në këto ditë të Kanunit të Albin Kurtit nuk do të nënshtrohet. Mendo kush do të jesh ti nesër e në vitet e lavdishme të betejave për mbrojtjen e   arsimit shqip ti nuk ishte askund e as edhe të paftyrët që po më shajnë mua e mësimdhënësit  e atyre viteve . Ndalu pak se kolltuku nuk zgjat me vite po jeta zgjat më shumë dhe vështirë të jetosh e turpëruar”.

Ndryshe, MASHTI ka bërë thirrje për kompensimin e orëve të humbura gjatë të shtunave, ndërkaq kundër kanë dalë SBASHK-u.

/Shqip.com