Lajme

Jasharaj i shkruan Konjufcës, kërkon një ekip mjekësh për shëndetin mental

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrrahman Jasharaj i ka kërkuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që të sjellë në Kosovë një ekip mjekësh për shëndetin mental.

“I nderuari kryetar i Parlamentit të Kosovës nuk të jam drejtuar me këtë ide se nuk kam dashur të ta prish pozitën në parti. Tani kur lexova se je i madh në LVV dhe në Parlament , po se po,  të drejtohem me një kërkesë shumë njerëzore që ta shpëtosh Kosovën. Kërko nga miqtë ndërkombëtarë një ekip mjekësh për shëndetin mental sepse kjo është nevojë parësore  për Kosovën”

Sipas Jasharaj, kësaj kontrolle duhet ti nënshtrohet tërë Qeveria, ai si kryetar i SBASHK-ut dhe disa analistë.

“Të lutem bëje ligjore dhe në  këtë kontroll duhet të shtrohen në emër të ardhmërisë  së Kosovës Kryeministri me tërë Qeverinë, pastaj unë si kryetar i SBASHK-ut me gjithë veprimtarët sindikalë , disa nga deputetët , që partia në pushtet i zgjedh , disa nga analistët, shumë nga ata që fshehin emrin dhe fytyrën, që nuk e kanë në rrjete sociale dhe edhe të tjerë që paraqiten vullnetar”.

Në shtetin, që ti je kryetar i parlamentit nuk është  mirë   që Elvisat,Yllat , Dibranat, Ramabajat e do individë pa as edhe një element të njerëzores nëpër rrjete sociale të krijojnë shtet të shumicës momentale dhe të pakicës . Kryetar demokracia kështu ndjehet keq dhe e sfiduar, ka shtuar më tutje Jasharaj.

/Shqip.com