Lajme

Japonia vendos masa shtesë kundër COVID-19

Vala e Covid-19 që po prek Kinën ka bërë që Japonia të vendosë masa shtesë të kontrollit kufitar për ata që vijnë nga vendi fqinj.

Këtë e bëri të ditur kryeministri japonez, Fumio Kishida.

Ai ka shpjeguar se nga e shtuna vizitorët nga Kina do të duhet të paraqesin një tampon negativ përpara se të nisen për në Japoni, dhe më pas t’i nënshtrohen një testi të mëtejshëm pas mbërritjes.

/Shqip.com