Sport Ndërkombëtar

Japonia kualifikua në Kupën e Botës sikurse Brazili dhe Gjermania dikur  

Japonia arriti të kualifikohej nga grupet e Kupës së Botës duke lënë pas Gjermaninë dhe Ekuadorin.

Kombëtarja aziatike është skuadra e tretë në historinë e Kupës së Botës që fiton dy ndeshje të ndryshme në një edicion të vetëm me përmbysje.

Si ndaj Gjermanisë edhe ndaj Spanjës, japonezët ishin në disavantazh në pjesën e parë, teksa në fragmentin e dytë të lojës arritën të triumfonin.

Më herët këtë fakt interesant e kishin regjistruar Brazili në 1938 dhe Gjermania në 1970.

/Shqip.com