Lajme Botë

Japonia fillon lëshimin e çertifikatave për çiftet të gjinisë së njëjtë

Japonia ka filluar të lëshojë çertifikata për çiftet e gjinisë së njëjtë duke i lënë që ata të trajtohen si çifte të martuara për disa shërbime publike për herë të parë.

Siç raporton BBC, disa nga këta persona besojnë që ky mund të jetë një hap drejtë barazisë.

Aktualisht, Japonia është I vetmi vend në G7 që nuk e njeh martesat e gjinisë së njëjtë. Megjithatë, anketat e fundit sugjerojnë se shumica e japonezëve mbështesin martesën e homoseksualëve.

Certifikatat e partneritetit – të cilat janë futur gjithashtu në tetë prefektura të tjera në të gjithë Japoninë – do të lejojnë çiftet brenda gjinisë së njëjtë të trajtohen njësoj si çiftet e martuara kur bëhet fjalë për strehimin, mjekësinë dhe mirëqenien. Por kjo nuk do të ndihmojë me çështje si adoptimi, trashëgimia dhe vizat martesore.

Kushdo mbi 18 vjeç që jeton ose punon në Tokio lejohet të aplikojë ndërsa, deri të premten janë bërë 137 aplikime.

Për çifte si Miki dhe Keti, certifikata u heq një peshë nga mendja.

“Frika ime më e madhe ka qenë se ne do të trajtoheshim si të huaj në një emergjencë,” tha Miki.

Këtë vit, një gjykatë distrikte në Osaka vendosi që ndalimi i martesave në mes homoseksualëve është kushtetues.

/Shqip.com