Japonia dhe Arabia Saudite në “Katar 2022”

Tashmë zyrtarisht Katari 2022 ka edhe dy skuadra të tjera që do të garojnë për trofeun “Victory”.
Japonia dhe Arabia Saudite janë vendet që iu bashkuan karvanit të gjatë për në Doha të Katarit, ditën e enjte.
“Samurait blu” mposhtën Australinë në Sidnei, për të vulosur pozitën e parë në tabelë me 21 pikë të grumbulluara në nëntë ndeshje.
Djemtë e Hajime Moriyasu triumfuan me rezultat final 0:2.
Golat për mysafirët i shënoi Kaoru Mitoma, i cili hapi llogarinë e golave në minutën e 89-të dhe më pas në 94-tën për ta mbyllur dilemën e fituesit.
Nga ana tjetër, Arabia Saudite nuk mori më shumë se një pikë në udhëtim tek Kina.
Saleh Al Shehri vendosi vizitorët në avantazh në fund të pjesës së parë, kurse për të mbyllur duelin në ‘paqe’ u përkujdes Zhu nga pika e bardhë, tetë minuta para fundit.
Megjithatë, “skifterat e gjelbër” arritën kualifikimin nga pozita e dytë pasi matematikisht kanë avantazh ndaj vendit të tretë, Australisë.
Kjo do të jetë hera e gjashtë për Arabinë si pjesëmarrëse në botëror, kurse e shtata për ishullorët e Japonisë. /Shqip.com