Japoni – Kroaci, përfundon koha e rregullt e ndeshjes, sfida shkon në vazhdime
Publikuar:
(05.12.2022 17:57:05)
Japonia dhe Kroacia po përballen në 1/8 e finales në Kupën e Botës, shkruan Shqip.com.
Koha e rregullt e ndeshjes ka përfunduar me shifrat 1:1. Ndeshja shkon në vazhdime.
Japonia ka kaluar në avantazh me golin Maedas, derisa Perisic e ka barazuar rezultatin në 1:1.
Japonezët arritën deri në këtë fazë pasi dolën si kryesues nga Grupi E duke lënë mbrapa Spanjën, Gjermaninë dhe Kosta Rikën.
Në anën tjetër kroatët ishin të dytët në Grupin F pas Marokut.
/Shqip.com