Sport Ndërkombëtar

Januzaj po luan në Ligën e Kampionëve, United në Europaligë

Adnan Januzaj

Rrugët me “Djajtë e Kuq” i ndau në vitin 2015 – pasi nuk i plotësoi pritshmëritë në “Teatrin e Ëndrrave”.

Adnan Januzaj u konsiderua si “talenti që dështoi”, por realiteti dhe faktet e tregojnë anën tjetër të medaljes.

Sulmuesi belg ka bërë një rilindje në karrierë – dhe tashmë në vitin 2022 po luan në Ligën e Kampionëve.

Adnan Januzaj – gjatë ndeshjes ndeshjes ndaj Manchester Cityt

Teksa, Manchester United garon në Europaligë.

27 vjeçari debutoi të martën mbrëma me fanellen e Sevillës, duke zhvilluar 12-të minuta – në humbjen 0-4 ndaj Manchester Cityt.

Majtaku që në pesë vitet e fundit ishte pjesë e Real Sociedadit – i ka mbyllur gojën kritikëve duke bërë progres në karrierë.

Me andaluzianët – ai ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, ndërsa në “Transfermarkt” vlen 12-të milionë euro./Shqip.com