Januzaj e refuzon një ofertë të majme nga Dubai
Publikuar:
(13.07.2022 08:53:52)

Rrrugët i ndau me Real Sociedadin, por nuk dëshiron të largohet nga Evropa.
Adanan Januzaj – ka refuzuar një ofertë të majme nga Dubai – pasi e preferon të qëndrojë në kontinentin e vjetër.
Ai ishte në radarin e Al-Nasr SC – ama nuk u josh nga paratë e ofruara.
Januzaj ishte pjesë Sociedadit – qysh nga viti 2017 – teksa zhvilloi 131 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll.
Ai ka zhvilluar 33 ndeshje në sezonin e fundit, teksa është autor i tre golave.
27 vjeçari njihet për aftësitë e larta dribluese dhe imagjiatën që ka në fushën e gjelbër.
Së fundmi – ai u ftua edhe nga kombëtarja e Belgjikës – për ndeshjet e Ligës së Kombeve. /Shqip.com