Janjiq: Ngjarjet në veri të Kosovës, shkaku i politikave të njëanshme të Vuçiqit dhe Kurtit

Analisti politik Dushan Janjiq ka thënë se tensionet në veri të Kosovës janë epilog i politikave njëvjeçare të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Janjiq tha se Kurti zbaton vazhdimisht përgjigjet e njëanshme ndaj veprimeve të njëanshme të Beogradit.
“Ajo politikë e reciprocitetit duhej të çonte në një situatë ku policia të impononte vullnetin e saj mbi popullin dhe populli të përgjigjet, tani për tani me të shtëna individuale dhe së shpejti, nëse është e nevojshme, me një kryengritje masive”, tha Janjiq.
Ai shtoi se të gjithë në grupin Quint-it e dinin se do të kishte një konflikt në Kosovë.
“Kurti ka shumë mbështetje nga francezët dhe britanikët për shkaktimin e konfliktit në veri të Kosovës. Shpresoj që konfliktet të mos zgjasin shumë, megjithëse nuk e përjashtoj mundësinë që të ketë edhe të vdekur. Kjo situatë diskrediton plotësisht politikat e reciprocitetit të Vuçiqit dhe Kurtit, si dhe modelin evropian të normalizimit”, ka theksuar Janjiq.
Ai theksoi se mënyra në të cilën Miroslav Lajçak udhëhoqi procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përfundoi me konflikte të armatosura.
Janjiq deklaroi se qeveria në Serbi e vendosi ushtrinë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë luftarake për të treguar se gjoja është me popullin.
/Shqip.com