Lajme

Janë kryer rekord operacione në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare gjatë tre muajve të parë të 2022

Operacionet në Kinikën e Kirurgjisë Vaskulare

Klinika e Kirurgjisë Vaskulare në kuadër që Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer numër rekord të operacioneve.

Kështu është bërë e ditur Shërbimi, Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, që sipas tyre të gjitha këto operacione janë kryer në 3 muajt e parë të vitit 2022.

“Në këtë klinikë janë kryer 102 operime të venave varikoze, 14 endarterektomi të arteries karotide (hapja e enëve gjakut në qafë), 10 aneurizma të aortës abdominale, 25 urëzime arteriale (by pass) në gjymtyrë të poshtme dhe të sipërme dhe janë krijuar ose korrigjuar 70 fistula arteriovenoze për dializë”, thuhet në njoftim.

SHSKUK ka bërë të ditur se janë realizuar, gjithashtu, 99 ndërhyrje kirurgjike të llojeve te ndryshme.

“Disa prej këtyre operacioneve shume komplekse dhe jo të punuara më parë, janë: lëndime të aortës descendente (aorta torakale), ruptura spontane të venës cava ( qarje të venës kryesore të barkut ) dhe aneurizma të aortës me veshka harkore (ren arcuatum)”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e SHSKUK-së.

Në të njëjtën kohë, klinika ka hospitalizuar 350 pacientë dhe ka realizuar 1 mijë e 650 vizita ambulantore./Shqip.com