Lajme

Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë për vjedhë të rëndë

Policia e Kosovës.

Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ky rast ishte raportuar muaj më parë në Skenderaj.

“Si rezultat i hetimeve të zhvilluara dhe dyshimeve të bazuara, hetuesit policorë kanë arrestuar dy të dyshuar F. K.,22., vjeçar, dhe A.K., 43 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohen se me datën 28 qershor 2021, në një shtëpi private në Skenderaj, kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë”, thuhet në njoftim.

PK ndër të tjera ka bërë të ditur se pas procedurave të intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Shqip.com