Sport Ndërkombëtar

Jan Oblak – objektiva e radhës e Manchester United

Kontrata e David de Geas skadon në vitin e ardhshëm.

Paraqitjet e tij me ulje e ngritje gjatë qëndrimit të tij në “Teatrin e Ëndrrave” kanë bërë që United të shoh mundësin e zëvendësimit të spanjollit.

Erik ten Hag e sheh gardianin e Atletico Madridit, Jan Oblak si zëvendësuesin ideal.

Oblak, i cili konsiderohet si një nga portierët më të mirë, mund të jetë zgjedhja ideale për “Djajtë e Kuq”, pasi edhe ai do të mbetet pa kontratë në qershor të verës së ardhshme.

Sipas mediave të huaja, për të arritur qëllimet e tij, Man United do të ishte i gatshëm t’i ofronte atij një pagë prej 18 milionë euro në sezon, pothuajse dyfishi i pagës së tij aktuale.

Por, në garë për polakun është edhe PSG, e cila nuk është plotësisht e bindur nga Gianlui Donnarumma./Shqip.com