Jamie Vardy – sinonim i golit

Kur Leicester City u shpallën kampionë të Premierligës në sezonën 2015/2016, Jamie Vardy pati shënuar 24 gola dhe po e jetonte ëndrrën e tij.
Shumë njohës të futbollit – askokohe e konsideruan si “futbollist sezonal”, por vitet e treguan të kundërten, shkruan Shqip.com.
Ndeshje, pas ndeshje, sezonë pas sezone, sulmuesi anglez është shndërruar në një nga futbollistët më të mirë në Premierligë.
Se çfarë kalibri i sulmuesit është ai, e tregojnë edhe statistikat që ka ndaj ekipeve të “mëdha” në Premierligë.

vs Arsenal – 11 gola
vs Man City – 8 gola
vs Liverpool – 8 gola
vs Spurs – 8 gola
vs Man Utd – 5 gola
Nëpër formë të lartë po kalon edhe këtë sezonë, edhe pse tashmë është 34 vjeçar.
Në tetë ndeshje të zhvilluara këtë sezonë në Premierligë, ai ka tundrurr rrjetën shtatë gola, ndërsa ka regjistruar një asistim.
Përkundër faktit që ai ka pasur oferta të ndryshme ndër vite, ka vendosur që të i qëndrojë besnik Leicesterit./Shqip.com