Sport Ndërkombëtar

James Rodriguez i “shpëton jetën” një futbollisti në Katar

James Rodriguez

James Rodriguez është shndrruar në hero.

Futbollisti i Al-Wakrah, Ousmane Coulibaly pësoi sulm në zemër ndaj ndeshjes së kundër Al-Rayyan.

Mjeku i ekipit Al-Wakrah, Mukhtar Shabaan konfirmoi se ishte James Rodríguez ai që e kuptoi më së miri situatën teksa iu afrua rivalit të tij, i shtrirë në bar.

“Ai ndërmori hapin e rëndësishëm për të rregulluar pozicionin e kokës së Ousmane Coulibaly menjëherë pasi ai ishte rrëzuar, në mënyrë që të merrte frymë siç duhet”, shpjegoi specialisti.

Dhe, në fakt, kolumbiani ishte një nga të parët që vuri re dhe iu afrua lojtarit, dhe gjesti i tij i shtrirjes së kokës mund të ndihmonte për ta bërë punën e stafit mjekësor në fushë më efektive.

Tashmë gjendja shëndetësore e futbollistit është stabile, jashtë rrezikut për jetë dhe gjendet në spital.

Kurse, sa i përket Rodriguez ai është pjesë e skuadrës Al-Rayyan në elitën e futbollit të Katarit, teksa sezonën e kaluar ka qenë pjesë e Evertonit.

Deri më tani, në këtë sezon ai ka zhvilluar shtatë ndeshje, dhë është autor i shtatë golave – dhe katër asistimeve. /Shqip.com