Sport Ndërkombëtar

James Rodriguez afër transferimit në Greqi

James Rodriguez dhe Florentino Perez

James Rodriguez është afër rikthimit në Evropë.

Por, jo në Top Pesë Ligat më të forta.

Ai do t’i bashkohet Olympiacosit.

Lajmin e ka bërë të ditur Fabrizio Romano – përmes një postimi në Tëitter.

“James Rodriguez te Olympiacos, marrëveshja gati për t’u përfunduar! Më është thënë se ylli kolumbian do të fluturojë për në Greqi sot – janë planifikuar mjekësore, ka një marrëveshje verbale në fuqi për marrëveshjen e huazimit. Nëse gjithçka shkon siç është planifikuar, James do të nënshkruajë më vonë sot”, ka shkruar Romano.

Mesfushori kolumbian – së fundmi ishte pjesë e Al Rayyan – në Katar.

31 vjeçari ka përvojë të madhe në supe – sepse ndër të tjera, ai e ka djersitur fanellën e Real Madrid dhe Bayern Munchen.

Rodriguez – në Olymiacos – do të bashkohet me ish-shokun e skuadrës, Marcelon, me të cilin i fitoi të gjitha trofetë e mundshëm në “Santiago Bernabeu”./Shqip.com