Sport Ndërkombëtar

James po shkëlqen, por jo edhe Lakers

Lakers pësojnë disfatë

Edhe një humbje.

Los Angeles Lakers nuk po arrijnë asesi që të kenë vazhdueshmëri të rezultateve pozitive.

Lakers janë mposhtur në udhëtim te Memphis Grizzlies, me rezultat 127 – 119.

Skuadra nga Los Angelosi po kalon në një formë aspak të mirë dhe kjo u pa edhe në parket.

Edhe në këtë takim, LeBron James ishte basketbollisti më i dalluar te ish-kampionët.

“King James” shënoi 35 pikë, asistoi shtatë herë dhë regjistroi nëntë kërcime.

Edhe me 37 vite në supe, ai po tregon superioritet, ani pse skuadra e tij nuk po kalon momente të mira.

Lakers Notch New Franchise Record: 7-0 Start | Los Angeles Lakers
LeBron James

Në anën tjetër, te vendasit, më meriotori për këtë triumf ishte Desomnd Bane. Ai realizoi 23 pikë, bëri tri asistime dhe pati katër kërcime.

Ndeshje të mirë pati edhe Jaren Jekcson Jr., i cili shënoi 21 pikë, asistoi një herë dhe bëri 12-të kërcime.

Pas kësaj humbje, Lakers zbresin në vendin e shtatë të Konferencës Perëndimore.

Deri më tani, The Lakers kanë shënuar 21 fitore, kurse janë mposhtur 20 herë.

Në anën tjetër, Grizzlies po kalojnë formë më të mirë dhe gjenden në vendin e katërt.

Në takimet tjera janë regjistruar këto rezultate:

Wizards 102-100 Magic.

Pelicans 101-105 Raptors.

Timberwolves 141-123 Rockets.

Nuggets 99-95 Thunder.

Bulls 99-113 Mavericks.

Cavaliers 82-96 Warriors.

Kings 88 – 103 Trail Blazers.

Tabela në Konferencën Perëndimore